.

Presidenti Erdogan bën vaksinën anti-Covid: Brenda një kohe të shkurtër synojmë të vaksinojmë të gjithë qytetarët


Edhe Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë live vaksinën kundër COVID-19, ashtu si shumë liderë të tjerë në botë, përfshirë dhe kryeministrin Edi Rama.

Erdogan bëri vaksinën në spitalin e Ankarasë. “Ne synojmë të vaksinojmë të gjithë qytetarët tanë në një kohë shumë të shkurtër”, tha Presidenti.

Gjithashtu, lideri turk njoftoi edhe në rrjetet sociale se kishte bërë vaksinën. “Edhe unë u vaksinova”, shkroi ai.