.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut vizitë në Athinë, nënshkruhen 3 memorandume

Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov do të zhvillojë një vizitë sot në Athinë.

Mësohet se ministri do të takohet me presidenten, ministrin e jashtëm Dendias në 13:30 dhe në orën 16:30 do të takojë kryeministrin Mitsotakis.

Gjatë kësaj vizite pritet të firmosen 3 marrëveshje.Pritet të diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe politike dhe ekonomike, duke përfshirë bashkëpunimin në trajtimin e efekteve të pandemisë, si dhe çështje me interes rajonal, me një theks në perspektivën europiane te Ballkanit Perëndimor.

Pas bisedimeve, të dy Ministrat e Jashtëm do të nënshkruajnë tre Memorandume të veçanta Bashkëpunimi në fushën e Edukimit Diplomatik, në fushën e Mbrojtjes Civile, si dhe midis Enterprise Greece dhe Invest North Macedonia.