.

Po raportonte për COVID-19, korrespondentja e CNN shpërthen në lot gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë (VIDEO)

Korrespondentja e CNN, Sara Sidner, teksa po raportonte për COVID-19 nuk arriti t’i kontrollojë emocionet dhe shpërtheu në lot gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.

Më shumë se 376 mijë qytetarë në Shtetet e Bashkuara kanë humbur jetën nga COVID-19, e Sidner që ka raportuar nga 10 spitale të ndryshme gjatë pandemisë, ka thënë që virusi ka goditur rëndë komunitetin me ngjyrë.

“Komuniteti i hispanikëve dhe atyre me ngjyrë po goditen më rëndë. Mos e lejoni veten të jeni në këtë listë. Nëse vërtetoni i doni më të dashurit tuaj, mos lejoni të ndodh një gjë e tillë”, tha Sidner.
Megjithatë ajo më vonë ka kërkuar falje për reagimin e saj, por kolegët i kanë dalë në ndihmë duke thënë se është diçka normale dhe njerëzore, duke marrë parasysh se ajo ishte dëshmitare e ngjarjeve të ndryshme që i ka parë në spitalet amerikane.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CNN (@cnn)