.

Kur ke një mike si Ori, covid kalon më shpejt. Me byrek me spinaq, si e do Isli

Moderatori Isli Islami zbuloi ditë më parë se është infektuar me Covid-19 dhe për këtë arsye ka munguar këto kohë në ekran. Në një lidhje live nga shtëpia e tij për emisionin “Wake Up” ai tregoi se ishte prekur nga koronavirusi bashkë me të ëmën.
Isli tregoi se simptomat e para të koronavirusit ishin humbja e shijes dhe mungesa e fuqisë, aq sa nuk mund të lëvizte nga njëra dhomë e shtëpisë në tjetrën. Gjatë intervistës moderatori i kërkoi kolegës së tij, Orit që t’i bënte një byrek me spinaq dhe t’ja çonte në shtëpi.

Ajo premtoi se do ja realizonte dëshirën, edhe pse nuk do e bënte vetë byrekun, por me ndihmën e të ëmës. Siç duket ajo e ka mbajtur fjalën dhe mbrëmjen e djeshme i ka çuar Islit në shtëpi byrekun me spinaq.

Isli ka ndarë një foto të byrekut me ndjekësit e tij në Instagram, ndërsa ka treguar se çdo premtim që jepet në “Wake Up” mbahet. “Nuk e di si janë mësuar të tjerët por çfarë premtohet në ‘Ëake Up’ mbahet! Të lumshin duart teta Shpresa”, ka shkruar Isli përkrah videos së byrekut.