.

Krijohet maska më e re që mbron thuajse 100% nga virusi

Deri sa të vaksinohen të gjithë e deri sa të bëjë vaksina efektin ka nevojë që mjekët dhe stomatologët të vazhdojnë të jenë të mbrojtur. Teknologjia po vazhdon punën për të gjetur mënyra të reja dhe e fundit fare është kjo helmetë.

Atë mund ta përdorin pacientët, është plastike dhe e tejdukshme. Kjo maskë është e pajisur me një pompë të filtrimit të ajrit.

Stomatologët dhe mjekët ORL- të veshit, hundës dhe fytit – janë në rrezik të veçantë, pasi ata kanë nevojë për kontakt të drejtpërdrejtë në ato zona që mbartin dhe virusin.

Aktualisht pacientët mbajnë maska N95 dhe mburoja të fytyrës. Por këto janë të shtrenjta dhe gjithsesi jo shumë efektive.

Studiuesit në Universitetin Cornell zhvilluan një model për pacientët që lidhet me një pompë filtrimi ajri të gradës mjekësore nga maja që krijon një rrjedhje të kundërt të ajrit për të parandaluar daljen e spërklave të kollës nga maska.

Provat me të janë bërë në një program kompjuterik dhe rreziku i transmetimit të virusit përmes tyre është thuajse zero.

Kjo maskë e mbyll plotësisht kokën me porta hyrëse dhe vakumi. Kostoja mund të jetë e lirë, nëse prodhimi bëhet siç rekomandohet nga studiuesit. Ende nuk gjendet në shitje./Metro, TIP