.

Konflikt mes fqinjëve në Elbasan, spërkat me benzinë komshien me të birin dhe iu hedh shkrepësen, ndalohet autori


Një konflikt mes fqinjëve ka përfunduar me lëndimin e dy personave në Elbasan, teksa gati ka përfunduar në tragjedi.

Nga informacionet paraprake, mësohet se njëra prej palëve të përfshira në konflikt ka spërkatur fqinjën dhe djalin e saj me benzinë dhe i ka hedhur shkrepësen.

Fatmirësisht zjarrfikësja ka ndërhyrë në kohë por dy persona kanë pësuar lëndime dhe ndodhen në spital për mjekim, sipas bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën. Policia e Elbasanit ka shoqëruar në komisarit autorin./BW