.

“Koka e grupit” e fermës së kanabisit me vlerë 1 milion paund, shqiptari dënohet 7 vjet burg. Ja dënimi për anëtarët e tjerë të bandës (Emri)


Në një vilë të pabanuar, një fermë kanabisi u zbulua nga policia britanike. Vila ishte modifikuar totalisht në atë mënyrë, që në të të rritej kanabisi.

Zyrtarët gjetën që kati i pestë përdorej për rritjen e një numri të konsiderueshëm të bimëve, të ndihmuar nga gati 60,000 £ me vlerë të pajisjeve të kultivimit. Një total prej 502 bimësh, në fazat e hershme të rritjes, u gjetën në këtë fermë, shkruajnë mediat britanike.
Nëse droga do të shitej në tregun me pakicë, do të kapte një vlerë totale prej 1 milion paund. Kati i tretë i një banese 5 kate u përdor nga banda për të jetuar. Aty nuk jetonte vetëm kreu i grupit, Samir Bagdadi.foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Tetë burra u arrestuan në vend, kurse shtatë prej tyre u përpoqën të fshiheshin nga policia. Bagdadi, 53 vjeç konsiderohet “koka e grupit” kriminal. Në një gjyq maratonë të mbajtur këtë javë, Bagdadi u dënua me 7 vjet burg.

Ndërsa, krahu i djathtë i Bagdadit, Anastas Bani, 28 vjeç, një emigrant i paligjshëm me origjinë shqiptare, u dënua me 42 muaj burgim. Gjashtë anëtarët e tjerë të bandës, pesë me origjinë shqiptare dhe një me kombësi të përbashkët greke/shqiptare, janë burgosur më parë për periudha të ndryshme midis dhjetë dhe 33 muaj për rolin e tyre në zinxhirin e grupit kriminal./BW