.

I shpallën të atin ‘të vdekur’, reagon ashpër këngëtari: Do të ndiqen penalisht

Ditët e fundit nëpër rrjete sociale qarkulluan lajme jo të vërteta për vdekjen e këngëtarit të njohur Nysret Muqiqi.

Këngëtari i cili është shëndosh e mirë, duket se në familjen e tij ka pranuar mesazhe të shumta nga njerëzit, të cilët janë interesuar dhe kanë pyetur për gjendjen e tij.
Së fundmi ka qenë djali i tij, këngëtari i njohur Albatrit Muqiqi, i cili ka bërë një reagim të ashpër në Instagram.

Nëpërmjet një instastory Albatriti ka thënë se personat që e kanë bërë këtë do të ndiqen penalisht.

“Përshëndetje miq, shokë, po marr shumë telefonata prej jush, për një lajm të rrejshëm dhe aspak të vërtetë. Portali në fjalë i cili për ca klikime dhe përfitime të veta ka postuar një lajm të rrejshëm për babën tim Nysret Muqiqi, i cili është shëndosh e mirë, ndërsa lajmi nuk është aspak i vërtetë. Portali në fjalë do të ndiqet penalisht për këtë shqetësim që na është bërë mua dhe familjes dhe rrethit tonë, A.M”-ka shkruar Albatrit Muqiqi.