.

Atentati i 2019 në Shkozet/ Zbulohen detaje të reja, shënjestër nuk ishte vetëm prokurori Ndoja, por edhe…

Zbulohen detaje të reja nga atentati i nëntorit të 2019 ndaj prokurorit Arjan Ndoja.
Sipas gazetares Klodiana Lala, shënjestër ishin të gjithë, si prokurori Arjan Ndoja, si Aleksandër Laho apo i njohur ndryshe si ‘’Rrumi i Shijakut’’, ashtu dhe Andi Maloku.
Atentati ndaj prokurorit Ndoja ndodhi në datën 1 nëntor të vitit të kaluar. Si pasojë mbeti i vdekur Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoja, i cili u nda nga jeta pesë ditë pas atentatit në Spitalin e Traumës në Tiranë.

SPAK tashmë ka mbyllur hetimet teksa të pandehur janë marrë zyrtarisht Redjan Rraja si koka e grupit kriminal dhe autor aktiv i ngjarjes, por edhe Arjol Halilaj, pjesë e grupit dhe ndihmës në atentat. Mister mbetet ende motivi se pse ka ndodhur ky atentat.

‘’Do të të pres fytin’’, dëshmia e re ’kyçe’ e tre vëllezërve të mitur për atentatin e 2019 në Shkozet, panë ekzekutorët kur braktisën automjetin