.

Kledi Bahiti dhe moderatorja e njohur infektohen familjarisht me Covid, si është gjendja e të birit

Listës së personazheve të njohur të cilët janë prekur nga Covid-19 i është shtuar edhe kompozitori i njohur, Kledi Bahiti.

Sipas News-31, artisti i njohur është infektuar bashkë me bashkëshorten dhe djalin e sapolindur ditët e para të muajit janar.

Nga ana tjetër, mësohet se të tre janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë karantinuar në shtëpi. Kujtojmë se Kledi Bahiti dhe Pejana Elezi sollën në jetë Gred, në tetor të vitit të kaluar.