.

Bëri testin e Covid-19, Ardian Bujupi zbulon për fansat përgjigjen që mori (Foto)

Këngëtari i dashur për publikun, Ardian Bujupi, ka treguar përmes postimeve në rrjetet sociale se i është nënshtruar një testi për Covid-19.
Arsyeja se ka bërë testin e koronavirusit ka qenë për shkak të një udhëtimi. Në momentin që ai ka marrë përgjigjen se është negativ, ka vendosur që ta ndajë me fnasat.Madje Ardiani ka zbuluar se ky nuk është testi i parë që ka bërë, duke qenë se për shkak të karrierës dhe angazhimeve të tij, i duhet që të udhëtojë shpesh.
Edhe pse në kohë pandemie, Bujupi ka qenë mjaft aktiv në tregun muzikor. Ai ka realizuar videoklipe e projekte të reja, të cilat si gjithmonë janë pritur mjaft mirë nga publiku.
Kujtojmë se në dhjetor ai publikoi këngën e tij më të fundit, “Nur noch einmal”, një këngë e gjitha në gjermanisht, që në shqip do të thotë “Vetëm edhe një herë”.