.

Je kurioz të dish çfarë mendon për ty njeriu që ke përballë?

Je kurioz të dish se ç`mendon për ty dikush që ke përballë? Jo të gjithë njerëzit janë libër i hapur dhe i thonë mendimet pa rezerva. Ka nga ata që diç bluajnë në mendje për ty. Çfarë? Mund ta zbulojë edhe ky test i thjeshtë dhe figura që shikon të parën.

Nëse imazhi i parë që pe është një njeri që luan saks

Nëse gjëja e parë që vure re ishte një burrë që luan saks, kjo do të thotë se je njeri tek i cili mbizotëron hemisfera e majtë e trurit. Ç`do të thotë kjo? Kjo do të thotë se je një njeri mendimi, analitik i të cilit është shumë i fortë. Shumë i vëmendshëm dhe i aftë për të kuptuar aspektet dhe detajet e të tjerëve. Kjo është arsyeja pse njerëzit priren të kenë një ide shumë pozitive për njerëzit me këto karakteristika. Shumë shpesh zgjidheni si këshilltarë të besuar dhe jeni në gjendje të gjeni zgjidhje për çdo problem.

Fytyra e një gruaje

Nëse pe imazhin e një gruaje, kjo do të thotë se tek ty mbizotëron hemisfera e djathtë, që përgjigjet për krijimtarinë dhe imagjinatën. Këto karakteristika spikasin në marrëdhëniet me njerëzit e tjerë dhe përcaktojnë edhe mënyrën me të cilën të tjerët lidhen me ne. Aspekti tjetër i rëndësishëm i atyre që panë së pari fytyrën e një gruaje është se posedojnë një formë inteligjence të quajtur emocionale. Një tipar që i bën ata empatik. Ja pra, kështu u dukeni edhe të tjerëve.

Burimi: Giorno dopo Giorno, Tiranapost.al