.

Një agoni e gjatë dhe asnjë gjurmë alkooli dhe droge, dalin detajet e autopsisë së Maradonës

Një muaj pas vdekjes së Diego Armando Maradonës zbulohen detaje nga autotpsia e mjekësisë ligjore në Argjentinë. Sipas raportit të siguruar nga gazeta spanjolle AS, në trupin e legjendës argjentinase nuk është gjetur asnjë gjurmë e alkoolit ose drogës, ndërsa u gjet prania e ilaçeve psikotrope: ilaçe kundër depresionit, antiepileptikët dhe një ilaç kundër alkoolit.

Sipas analizave, Maradona nuk ka vdekur menjëherë, por ka vuajtur për orë të tëra në dhomën e tij, madje 6 ose 8 orë, para edemës pulmonare, për shkak të insuficiencës akute të zemrës, me zbulimin shoqërues të miokardiopatisë së zgjeruar.

Me pak fjalë, rezultatet e autopsisë kriminalizojnë personat që kishin për detyrë monitorimin e shëndetit të Maradonës.
Diego Armando Maradona u nda nga jeta më 25 nëntor në moshën 60-vjeçare./Oranews