.

Messi: Kalova një periudhë të keqe, tani jam gati që të luftoj për gjithçka

Messi është rikthyer të flasë për mediat lidhur me situatën e tij te Barcelona, ndeshjet e fundit dhe objektivat.

Në një program radiofonik katalanas, i cili do të trasmetohet më 27 dhjetor, Messi foli hapur për periudhën e komplikuar të kohëve të fundit.

“Kam kaluar momente vërtet të këqija verën që lamë pas. Është diçka që më ka penguar prej fillimit, megjithatë tani ndihem mirë”, tha Messi.

Më tej, argjentinasi shton: “Tani kam një dëshirë të madhe dhe jam i emocionuar. Pavarësisht se klubi po has vështirësi, mezi pres të luaj e të fitoj gjithçka”.