.

34 milionë dollar/ Fillon sot shpërndarja e shpërblimit për pensionistët, këto janë datat kur mund t’i tërhiqni

Ditën e sotme (21 dhjetor) do të nisë shpërndarja e shpërblimeve për fundvit për pensionistët.

Shpërndarja e këtij shpërblimi prej 5 mijë lekësh do të bëhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare dhe bankat duke filluar nga 21 dhjetori deri më datë 31 dhjetor.

Ka qenë vetë kreu i ISSH-së, Astrit Hado përmes një postimi në Facebook, i cili ka dhënë detaje mbi procedura dhe se si do të bëhet shpërndarja e parave sipas kategorive. Hodo bëri thirrje që ato që nuk kanë nevojë për bonusin tani, ta tërheqin atë në një periudhë të mëvonshme për të shmangur grumbullimet në kohë COVID-i.

Janë rreth 677 mijë qytetarë që përfitojnë nga fondi i alokuar për shpërblimi në fundvit, prej 34 milionë dollarësh.