.

Pandemia COVID-19/ Gent Sejko: Dalja e vaksinës rrit gjasat e zhvillimit gradual të ekonomisë, megjithëse…


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në një konferencë për mediat ka bërë të ditur vendimet e marra në Këshillin Mbikqyrës të BSH në lidhje me zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe mbi ecurinë e pritur të tyre.

Sejko thekson se shpërthimi i pandemisë së COVID-19 ka prekur ekonominë, por sërish sektori bankar ka një kontribut pozitiv.

Po ashtu Guvernatori i BSh u shpreh se “dalja e vaksinës rrit shpresat për një rikthim të situatës në normalitet gjatë vitit 2021. Këto zhvillime rritin gjasat e zhvillimit gradual të ekonomisë, megjithëse situata epidemiologjike aktuale vijon të paraqesë serioze në planin afatshkurtër”./panorama