.

Hetime të reja/ Theri 7-vjeçaren në park, shqiptarja kurohej për skizofreni, mjekët e dinin që ishte e rrezikshme

Hetime të reja po zhvillohen për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Britani, ku shqiptarja Eltiona Skana, theri me thikë një vajzë vetëm 7-vjeç.
Sipas “Daily Mail” hetimi vjen pasi “Mail on Sunday” publikoi se shqiptarja po trajtohej për skizofreni dhe personeli mjekësor e dinte që ajo përbënte kërcënim në komunitetin.
30-vjeçarja shqiptare hyri në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë ilegale n vitin 2014, ndërsa ngjarja e rëndë ndodhi në një park në Bolton, në Ditën e Nënës.
Ministria e Shëndetësisë britanike zbuloi javën e kaluar se personeli mjekësor e dinte që Skana kishte kërcënuar më parë një vajzë tjetër, 13-vjeç me thikë, por ky incident nuk u përfshi në vlerësimin e rrezikut që ajo paraqiste.
Për këtë arsye, ata që e monitoronin nuk ishin në dijeni të rrezikut që Skana paraqiste për komunitetin.
Skana u vlerësua mendërisht vetëm një herë në tre muaj, para se të vriste 7-vjeçaren edhe pse kishte një histori tronditëse dhune.
Ajo ishte kapur më parë me thikë me vete, ndërsa në një rast ka sulmuar edhe të ëmën. Edhe motra e shqiptares pati paralajmëruar se shqiptarja nuk i merr ilaçet për t’u kuruar. Nisur nga këto rrethana, është hapur një hetim i ri që prite të hedhë më shuam dritë mbi ngjarjen e rëndë.