.

“Një jetë e re po lulëzon gërmadhash”, Rama përkujton ditën e Çlirimit me vargjet e Qemal Stafës

Dita e sotme shënon 76-vjetorin e çlirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazifashistë në Luftën e Dytë Botërore.

Nuk ka munguar edhe një reagim nga kryeministri Edi Rama, i cili ka përkujtuar këtë 76-vjetor me vargjet e Qemal Stafës. Në një postim në Facebook Rama ka shkruar vargjet e Stafës: “E vjetra po shembet, kohët po ndryshojnë, një jetë e re po lulëzon gërmadhash”.

Ndërkohë theksojmë se 76-vjetori i çlirimit e gjeti vendin në një gjendje tjetër të jashtëzakonshme, jo ajo tradicionale siç shkruhet në librat e historisë, por me një armik të padukshëm që po gjunjëzon gjithë botën, COVID-19.

Edhe sot organizimet shtetërore do të jenë të kufizuara për shkak të masave anti-COVID, njësoj si një ditë më parë në festën e 108-vjetorit të shpalljes së pavarësisë.Por, pavarësisht kufizimeve në organizimet festive, nderimet për heronjtë e kombit nuk do të mungojnë.