.

Meta me mesazh në Ditën e Pavarësisë: Sovranitet duhet ruajtur çdo ditë!

Presidenti Ilir Meta, nga qyteti i Vlorës, ka uruar për Ditën e Pavarësisë.
Në një prononcim për mediat, Meta tha se ky është një 28 Nëntor i veçantë, për shkak të pandemisë, por shtoi se 28 Nëntori i ardhshëm, do të jetë shumë më ndryshe.
Kreu i Shtetit dha edhe një mesazh, ndërsa tha se: “Pavarësia dhe Sovraniteti duhen mbrojtur çdo ditë”.
“Është një 28 Nëntor i veçantë edhe për shkak të pandemisë, që jemi të detyruar të jemi të kujdesshëm në kremtimin e ditës më të madhe të kombit tonë. Jini besimplotë se 28 Nëntori i ardhshëm dot jetë ndryshe, do ta festojmë në kushte të tjera dh plot madhështi, siç e meriton kjo ditë. Ky është një 28 Nëntori veçantë edhe sepse vetëm 3 muaj më parë festuam 100 vjetorin e çlirimit të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë. Pavarësia dhe sovraniteti nuk janë njëherë e përgjithmonë dhe duhen ruajtur si sytë ballit, gjithë kohën. Kjo është një ditë për të na kujtuar për t’u bashkuar në të ardhmen, sepse sa herë jemi bashkuar, kemi fituar”, tha meta.