.

Festa e Pavarësisë së Shqipërisë, kulla më e lartë në botë vishet Kuq e Zi


Në festën e flamurit tonë kombëtar, kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa është veshur kuq e zi. Në kuadër të 108-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, kjo kullë ka ndriçuar kuq e zi, me simbolet tona kombëtare për dy minuta.

Vetë faqja e saj zyrtare ka ndarë një video nga momenti, kur Burj Khalifa vishet me ngjyrat e flamurit shqiptar, ndërkohë që në sfond është himni ynë kombëtar.
Kujtojmë se Burj Khalifa është ndërtesa më e lartë në Dubai dhe një ndër më të lartat në botë, ndërsa ka një gjatësi prej 828 metrash.

 

https://www.facebook.com/102627429803979/videos/857247084842213/