.

Bilanci 1 vit pas tërmetit, Tabaku i përgjigjet Ahmetajt: Nuk u mbajt asnjë premtim, koha e Ramës ka përfunduar

Pas bilancit që solli sot ministri Arben Ahmetaj në lidhje me rindërtimin e dëmeve nga tërmeti i një viti më parë, vjen një reagim nga Partia Demokratike.
Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku i është kundërpërgjigjur intervistës së Ahmetajt, dhënë për ‘News24’. Sipas Tabakut, qeveria ka dështuar dhe se nuk ka mbajtur asnjë premtim, ndërsa shtoi se koha e Ramës ka përfunduar.
REAGIMI I TABAKUT
? Premtoi se deri në dhjetor familjet do të futeshin në shtëpitë e tyre. Per 1 vit, ka ndërtuar vetëm 2.6% të shtëpive. ?
? Premtoi se në shtator nxënësit do të kishin shkollat e reja dhe qytetarët spitale të reja. Pas një viti, ka ndërtuar vetëm 3% të shkollave të premtuara dhe zero spitale. ?
? Bilanci 1 vjeçar pas tërmetit i Edi Ramës është zero pallate të reja të ndërtuara. ?
Në një vit ka shpërblyer Gjicët e partisë me taksat e shqiptarëve. Sot vazhdon t’i gënjejë me të njëjtën fabul “prisni dhe pak”.
Koha e tij ka përfunduar. Koha e mashtruesve dhe gënjeshtarëve që duan të përdorin çelësat e shtëpive si kapital fushate ka përfunduar. Koha e hajdutëve që edhe në kohë fatkeqësie tragjeditë kolektive i përdorin si mjete këmbimi për votë në fushatë ka përfunduar.
Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një qeveri që punon për të përmbushur premtimet dhe nevojat e qytetarëve!