.

“Mi dhanë lekët me detyrim”/ Banori në Open: Le të vijë shteti të ma bëjë shtëpinë me 5 milionë lekë

Një tjetër rast i një familje që jeton në kushte tejet të vështira që nga tërmeti i vitit të kaluar u ekspozua në Open.

Një familje nga Laçi jeton ende në çadër, dhe kreu i kësaj familje tha në Open se ka marrë vetëm 5 milionë lekë për shtëpinë, të cilën ai e cilëson të pabanueshme.

“Inxhinierët e kanë cilësuar ds3, pra 5 milionë por shtëpia nuk pranon riparim, shtëpia është e pabanueshme. Ka 1 vit që jetoj në kushte ç’njerëzore.
Flemë çdo natë në çadër. Unë i kam marrë lekët, se më tha kryetarja merri ose s’do i marrësh më. Unë kam frikë të hyjmë në atë banesë. Me ato 5 milionë lekë le të vijë shteti ta bëjë ose ajo kryetarja që më detyroi të marrë lekët. Pa 12 milionë lekë nuk riparohet nëse duhet të jetë e banueshme. Një inxhiner që kam marrë privatisht më ka thënë që kjo nuk mban riparim.”, tha ai.

Për rastin në fjalë ndërhyri zv ministri Shkreli i cili tha: Ky është një rast që mund të gjykojmë mbi bazën e letrës dhe dëshmive. Tani këto bien në kundërshtim, në rastin konkret duhet bërë një riekspertim.

Andi Bushati: ky është një dështim i administratës, gjëja ka ngecur. Në të dyja raste është një dështim.