.

Hajdari: Fundjavë Ndryshe ka blerë 14 apartamente në Durrës dhe Tiranë, në pritje të lejes së ndërtimit që në janar

Themeluesi i Fundjavë Ndryshe, Arbër Hajdari foli në një lidhje direkte në Open në Top Channel ku tregoi për ecurinë e rindërtimit.

Hajdari tha se Fundjavë Ndryshe ka blerë14 apartamente në Tiranë dhe Durrës.

“Fundjavë Ndryshe ka blerë 14 apartamente në Tiranë dhe në Durrës. Jemi në pritje të lejes për ndërtim në Vaqarr. Ne i kemi pasur lekët gati që në janar, por akoma nuk kemi leje. Fundjavë Ndryshe ka bërë shumë më shumë sesa ka premtuar”- tha Hajdari.