.

“Një ditë do të luajmë bashkë në qiell”, Pele qan për “rivalin” e tij të madh


Për dekada me radhë bënë që specialistët dhe tifozët të ndaheshin në dy fronte për të zgjedhur se cili prej tyre ishte më i madhi i të gjitha kohërave. Por ky rivalitet është shuar në mënyrën më dramatike pas vdekjes së Diego Armando Maradonës.Pele

Tashmë i mbetur i vetëm si “legjendë e gjallë”, Pele i është bashkuar homazheve për ish-futbollistin argjentinas. “Humbas një mik, ndërsa bota humbet një legjendë. Shpresoj që një ditë të luajmë bashkë në qiell”, shkruan Pele në “Instagram”.