.

Të martuar prej 63 vitesh, çifti bashkohet pas 8 muajsh të ndarë nga pandemia

Një çift i martuar prej 63 vitesh janë fotografuar duke shtrënguar duart për herë të parë pas 8 muajsh, pasi masat e vendosura nga shtëpia e kujdesit i detyroi ata të qëndronin larg. Shirley dhe Freddie Lowe, të dy 79 vjeç nuk kanë qenë në gjendje të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit për të shmangur rrezikun e përhapjes së virusit.

Ky moment i veçantë mes tyre u fotografua nga stafi i King Charles Court. Shirley vazhdonte ta vizitonte të shoqin në Falmouth para se të goditej pandemia por vizitat u ndaluan plotësisht nga Marsi deri në Korrik dhe më pas nga Gushti lejohej vetëm nëse ruanin distancën sociale.

Por testi i shpejtë i Covid-19, që jep rezultat brenda 30 minutash lejoi që ata të ribashkohen. Menaxherja e shtëpisë, Melissa Jones e përshkroi takimin si një moment prekës.

“Janë një çift kaq i bukur. Para pandemisë, Shirley ishte këtu shumicën e kohës dhe kalonte kohë me të. Ata janë kaq shumë të dashuruar dhe duken si të sapomartuar“, u shpreh ajo.