.

Kur është momenti për të ‘hequr dorë’ e të ecësh para? Pyetja që duhet t’i bësh vetes

Heqja dorë nga diçka zakonisht shihet si negative. Sigurisht, ka momente kur të hequrit dorë mund të jetë diçka e mirë, si p.sh heqja dorë nga duhani. Por në përgjithësi, heqja dorë nga diçka shihet si një humbje.

Edhe nëse bëhet fjalë për diçka që nuk na sjell të mira ose diçka që ne nuk e shijojmë, heqja dorë duket si një kthim pas. Por nganjëherë, heqja dorë nga diçka mund të jetë hapi i parë në rrugën drejt suksesit.

Në vitin 2016, Neil Sheth la punën. Për 10 vite, ai ishte një bankier në ‘Goldman Sachs’ në London, por ai donte më shumë.

Ndaj, ai nisi një biznes mënjanë, duke u fokusuar në marketingun digjital. Duke qenë se nuk i dilte koha që të fokusohej në atë që i pëlqente, ai mori vendimin. La punën!

Në pak muaj, ai kishte fituar më shumë kohë të lirë, por nga ana tjetër kishte filluar të fitonte të ardhura të konsiderueshme. Ai nuk është personi i vetëm që hoqi dorë për të arritur suksesin.

Në 2004, Mark Zuckerberg la studimet në Harvard për t’u fokusuar sëbashku me shokët e tij në websiten e tij të vogël të quajtur ‘Facebook’. Të gjithë këta ishin në grupin e atyre që ‘heqin dorë’.

Pyetja që duhet t’i bësh vetes

Sigurisht. Të hequrit dorë nuk është për të gjithë dhe nganjëherë është e vështirë që të dish nëse heqja dorë nga diçka është vendimi i duhur.

Për të ndihmuar që të kuptosh që heqja dora nga diçka sjell përfitime më shumë se humbje, është e rëndësishme që t’i bësh vetes këtë pyetje vendimtare: A është kjo që po bëj ajo që do të më ndihmojë që të arrij atë që dua më shumë?

Vetëm ti mund t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje. Koha është diçka që mbaron. Jeta është një botë plot me shpërqendrime. Vetëm nëse jeni 100 % të fokusuar në qëllimin tuaj, mund të jetë shumë e lehtë që të humbisni gjurmët dhe t’u ikë koha për arritjen e objektivave që keni në jetë.

A të është dashur që të anulosh diçka që po kërkonit vetëm për faktin se u doli punë para?

Ju mbase edhe keni hequr dorë nga diçka që po e shijonit pikërisht sepse jeni detyruar që të përqendroheni në diçka që nuk ju jepte kenaqësi por që refuzonit të shikonit kohën që po humbisnit.

Ky është një shembull i paragjykimit të kostos oportune; besimi i gabuar se duhet të përqendrohemi te diçka në të cilën kemi investuar shumë kohë në të, edhe nëse nuk e pëlqejmë më ose nuk e shijojmë më si më parë. Kjo është arsyeja e shumë marrëdhënieve të këqija, ndjenjave të lënduara, librave të keqlexuar dhe viteve të çuara dëm.

Pyetja e mësipërme ju lejon ju që të bëni një hap pas dhe të vlerësoni plotësisht çfarë po bëni. Duke bërë këtë pyetje, ju gjithashtu po pyesni veten:

“Pse po e bëj këtë?” “A po i shton vlerë jetës sime?”

Të bën të pyesësh veten cilat janë qëllimet e tua dhe nëse po ecën para drejt qëllimeve që ke.

Nëse përgjigjia e pyetjeve është po, atëhere fantastike. Po ja del shumë shumë mirë!

Nëse përgjigjet janë Jo, atëhere mbase duhet të rivlerësosh se ajo që po bën ia vlen për të arritur objektivin që ke.

SCAN