.

Kursi i këmbimit/ Si ka nisur kjo javë për Euron, Paundin, Dollarin dhe Frangën

Monedha europiane nuk ka regjistruar luhatje të vlerës këtë fillim jave teksa blihet sot sërish me 123.5 lekë dhe shitet me 124 lekë sikurse edhe javën e kaluar.

Sipas kursit të këmbimit lokal edhe Dollari amerikan nuk ka shënuar lëvizje të vlerës në raport me monedhën vendase duke u blerë sërish këtë mëngjes sikurse javën që shkoi me 104 lekë dhe duke u shitur me 104.7 lekë.

Paundi britanik është valuta e vetme që e ka nisur këtë javë pozitivisht me një rritje të lehtë këtë mëngjes teksa blihet me 137.5 lekë dhe shitet me 139 lekë referuar tregut valutor vendas.

Franga zvicerane shfaqet e qëndrueshme këtë fillim jave pasi vazhdon të ruaje po të njëjtat vlera sikurse gjatë periudhës së 16-20 nëntorit, duke u blerë sot me 113.8 lekë dhe duke u shitur me 114.8 lekë./SCAN