.

“Pse nuk ka para për testime?”, Basha: Rama dështoi me pandeminë. Vetëm largimi i tij është ndarja me të keqen

Kryedemokrati Lulzim Basha i ka drejtuar disa pyetje kryeministrit Edi Rama ndonëse pohoi se ai nuk ka përgjigje për to. Sipas Bashës, Rama dështoi me pandeminë dhe është bërë një barrë e papërballueshme për shqiptarët.
Ai theksoi se vetëm largimi i tij është ndarja me të keqen dhe ndryshimi që presin shqiptarët.

“Pse nuk ka para për testime? Pse nuk e paguan bonusin për mjekët dhe infermierët? Pse nuk përgatit gjithë infrastrukturën shëndetësore por vazhdon e bredh dhe shkon 5 herë në të njëjtin vend për t’i ikur këtyre përgjigjeve. Pse Kosova filloi disbursimin e paketës për biznesit dhe ti vazhdon të mbushësh xhepat?

Çfarë plani ke për shkollat që po mbyllen, për mësuesit. Çfarë ndihme ke për pensionistët?

Edi Rama nuk ka përgjigje për gjithë këto pyetje si nuk ka përgjigje për premtimet e bujshme që bën sa herë vijnë në zgjedhje. Sot ka qenë në Kukës ku sot jetojnë vetëm 1/3 e banorëve që ishin kur Edi Rama erdhi në pushtet. përmes taksave, faturave të energjisë, poli8tikave raciste, 2/3 e kuksianëve janë detyruar të largohen. pasi ka shpunësuar dhe larguar qindra mijëra shqiptarë përsërit premtimet bajate. E vërteta është krejt ndryshe. Ka dështuar me çdo premtim që ka bërë Ka premtuar 300 mijë vende pune ka çuar 500 mijë njerëz në azil. ka premtuar shëndetësi falas, shëndetësia sot në kolaps. Të tjerë që kanë nevojë për shërbim shëndetësor janë lënë në mëshirë të fatit dhe po vdesin trotuareve. Po iu kushto sot shqiptarëve shëndetin dhe jetën e të afërmeve të tyre sepse ka dështuar me pandeminë. Kjo është arsyeja që lëviz si pushtues. Nuk besoj se masa të tilla merren kundër COVID-it. Rama e di se është bërë një barrë e papërballueshme për çdo shqiptar, demokrat e socialist. Vetëm largimi i tij është ndarja me të keqen. largimi i tij ndryshimi që presin shqiptarët. Për këto pyetje që nuk do të marrin përgjigje, pres përgjigje nga struktura e posaçme antikorrupsion, të cilës prej 3 muajsh i kemi vënë në dispozicion faktet, kemi çuar javën e kaluar 3 kallëzime penale dhe vazhdon të heshtë.

Koha ku ju pyes se çfarë po bëni dhe kur do i vini para përgjegjësisë autorët po mbaron me shpejtësi dhe për mua dhe çdo shqiptar nuk do mbetet gjë tjetër veç të nxjerrim konkluzione se pse keni mbyllur gojën. Bëni detyrën tuaj, mos keni frikë, mua dhe shqiptarët do më keni në krah.

Edhe sot po ju drejtohem më kërkesën dhe pyetjen, bëni detyrën tuaj, çfarë po ju pengon. Nuk ka shqiptar që nuk e di se kemi ardhur në këtë pikë se Edi Rama vjedh paratë e shqiptarëve”, deklaroi Basha.