.

Prej 17 ditësh në grevë, naftëtaret e Ballshit: Nuk tërhiqemi, Rama është vetë ligji, vetë Maliqi! Duam djersën tonë

Vijon në ditën e 17 greva e urisë e grave naftëtare në Ballsh, të cilat shprehen të vendosura për të mos u tërhequr, pavarësisht thirrjeve të kryeministrit Edi Rama për ta mbyllur grevën dhe për t’u ulur në bisedime.

Gjatë natës së kaluar, grevistet kanë shfaqur probleme shëndetësore, kryesisht me tensionin. Grevistet theksojnë se “heshtja e kryeministrit Rama është vrastare”.

“Greven e bejme per te sensibilizuar te gjitha grate dhe nuk terhiqemi. Kryeministri Rama ne 2017 e kam pritur vete e tha leket do i merrni. Ne ato leke nuk i kemi marre dhe sot, dhe ndaj presim zgjidhje. Jemi bere mjeke te vetvetes. Jemi te vendosura, shyqyr po jetojme dhe nje dite.

Mire kryeministri Rama qe nuk vjen, po pse nuk vijne ato gra që jane ne parlament. Te na shohin si jemi. Cfare bejme. Jemi si mos me keq. Mos te rrish prane femije. Ato nena qe jane ne parlament pse nuk merr njera rrugen e te vije, se kryeministri nuk ulet. Kryeministri Rama eshte vete maliqi ka dhe ligjin, ta shqyrtoj ligjin, ti marrim parate. Djersen tone kerkojme. Te zbatohet ligji”, theksojnë naftëtaret./BW