.

Meta i prerë: Kushtetuta s’mund të ndryshohet as nga 140 deputetë të ligjshëm! Çdo gjë duhet bërë vetëm me referendum

Presidenti Ilir Meta rithekson edhe njëherë se asgjë e mirë nuk do të ndodhë në Shqipëri, pa u miratuar “Ligji për Referendumin”.
Sipas Kreut të Shtetit, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk mund të ndryshohet kurrsesi, as nga 140 deputetë të ligjshëm.

“Asgjë e mirë, e sigurt, e qëndrueshme, afatgjatë dhe europiane nuk do të ndodhë në Shqipëri, pa u miratuar “Ligji për Referendumin” dhe pa u bërë edhe një ndryshim në Kushtetutën e Republikës: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nuk mund të ndryshohet kurrsesi, as nga 140 deputetë të ligjshëm. Çdo ndryshim duhet të bëhet vetëm me REFERENDUM””, thekson Meta.