.

Hapet Covid-3 te QSUT, shtrohen 6 pacientët e parë me koronavirus, ja sa shtretër ka në total

Është hapur mëngjesin e sotëm spitali COVID-3 në vend, që do të shërbejë për trajtimin e pacientëve të infektuar me koronavirus.

Aktualisht janë transportuar në ambientet e këtij spitali gjashtë pacientët e parë të infektuar.Spitali Covid-3 ndodhet në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, tek ish-kirurgjia e vjetër, ndërsa mësohet se përmban 150 shtretër.
Deri më tani në vend ishin dy spitale Covid, Infektivi dhe Shefqet Ndroqi, por me rritjen e numrit të të infektuarve me virusin e rëndë, gjatë muajit tetor, është hapur spitali Covid-3. Ndërkohë, autoritetet kanë njoftuar se gjatë dimrit, kur situata nga pandemia pritet të rëndohet, do të shërbejnë si spitale Covid edhe spitalet rajonale.

/BW