.

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një 15-vjeçare, arrestohet 51-vjeçari në Fier

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Fierit, ku njëri prej tyre dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: M. R., 25 vjeç, banues në Divjakë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnje, me vendimin e datës 22.07.2020, e ka dënuar me 9 muaj burg për kryerjen e veprës penale, “Vjedhje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 51 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 15 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.