.

Sërish shifra rekord në Itali, ndërrojnë jetë nga koronavirusi 205 pacientë

Edhe 24 orët e fundit kanë shënuar shifra alarmante nga koronavirusi në Itali. Autoritetet italiane kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 198,952 testime, ndërsa janë konfirmuar 24,991 persona pozitivë.
Në 24 orët e fundit, kanë ndërruar jetë edhe 205 persona të prekur me Covid-19, duke e çuar në 37,905 numrin e atyre që kanë humbur betejën me koronavirusin.