.

FOTO/ Revista “Charlie Hebdo” thumbon Erdogan: Ouuuh! Profeti!

Revista e përjavshme satirike Charlie Hebdo publikoi faqen e parë të numrit që pritet të dalë këtë të mërkurë dhe që i kushtohet Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdoganit.

“Charlie Hebdo” e ka titulluar karikaturën: “Erdogan, në jetën private, është shumë qesharak”.

Shkak është bërë përplasja e fortë që Erdogan ka pasur me Presidentin francez Emanuel Makron pasi ky i fundit mbështeti publikimin e karikaturave të profetit Muhamed.

Erdogan e ka quajtur Makronin në gjendje jo të mirë mendore dhe u bëri thirrje vendeve myslimane që të mos blejnë produkte franceze./LAPSI