.

Vrasja e mësuesit francez : 15 të arrestuar, mes tyre 4 studentë

15 persona, përfshirë katër studentë, ndodhen në paraburgim si pjesë e hetimit për vrasjen e mësuesit, Samuel Paty, në afërsi të Parisit të premten, sipas burimeve.

Një person “i cili është dënuar më parë për veprime terroriste dhe pretendon se kishte lidhje me një vrasës” është gjithashtu në paraburgim.

Të njëjtat burime deklaruan se një ose më shumë studentë, ndoshta për kompensim monetar, i treguan vrasësit, Abdullah Anzarov (18), se ku ndodhej Paty.

Gjyshi i vrasësit, prindërit dhe vëllai 17-vjeçar u arrestuan menjëherë pas sulmit të tmerrshëm. Mijëra njerëz u mblodhën në tubime në të gjithë vendin të dielën për të nderuar Paty dhe për të mbrojtur lirinë e fjalës. Një ceremoni do të mbahet të mërkurën në Universitetin e Sorbonës në Paris.

Qeveria nga ana tjetër ka deklaruar se po heton 51 shoqata myslimane franceze. Sipas njoftimit nëse ndonjë nga shoqatat promovon urrejtjen, do të mbyllen.