.

Tragjedi në familjen e aktorit të famshëm, humb të birin nga kanceri (FOTO)


Djali i aktorit të famshëm, Robert Redford, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare. James nuk ka arritur që të fitojë betejën e sëmundjes së rëndë të kancerit.
Lajmin e trishtë e dha gruaja e tij, Kyle, përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”. “James vdiq sot. Zemra jonë është e thyer. Ai jetoi një jetë të bukur, që e donte shumë. Do të na mungosh pafundësisht. Si gruaja e tij prej 32-vjetësh jam shumë mirënjohëse për dy fëmijët spektakolar që kemi rritur bashkë. Unë nuk e di se çfarë do të kishim bërë pa ata në dy vitet e fundit’, shkroi Kyle në postimin e saj.

Nga ana tjetër kujtojmë se James ishte një skenarist, gjithmonë shumë afër çështjeve humanitare.