.

“Papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës, ka çuar në kolaps shëndetësinë”, Basha me akuza: Ja zgjidhja që duhet

Kreu i PD-së i përgjigjet me shifra e të dhëna deklaratave të sotme të kryeministrit Rama për Shëndetësinë. Referuar raportit të FMN-së, Basha thotë se Shqipëria është vendi me buxhetin më të ulët për shëndetësinë në Europë dhe me numrin më të ulët të testimeve për Covid 19.

Sipas tij, papërgjegjshmëria kriminale e kryeministrit Rama, ka çuar në kolaps shëndetësinë, ka dëbuar mjekët, ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit.

STATUSI I PLOTE

Zgjidhja emergjente është rritja e numrit të testimeve, rimbursimi i plotë për marrjen e mjekimit ambulator kundër COVID-19, mbështetja financiare e mjekëve dhe infermierëve dhe shtimi i numrit të tyre.

Çdo lek duhet të shkojë për shqiptarët dhe jo në xhepat e pushtetarëve.
Papërgjegjshmëria kriminale e Edi Ramës, ka çuar në kolaps shëndetësinë, ka dëbuar mjekët, ka lënë shqiptarët në mëshirë të fatit.