.

Lombardia i kërkon qeverisë shtetrrethim, ja orari kur do ndalohet lëvizja

Rajoni i Lombardisë i propozon qeverisë mbylljen e qendrave tregtare në fundjavë e “shtetrrethim” nga ora 23:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit në të gjithë territorin duke filluar nga e enjtja, 22 tetor.

Pra ndalimin e lëvizjes dhe çdo aktiviteti nga ora 23:00 deri në 5:00 të mëngjesit.

Qeveria Conte i ka dhënë ‘ok’ këtij propozimi dhe ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza informon se gjatë orëve në vijim do ta zyrtarizojë kërkesën e guvernatorit të Lombardisë Atilio Fontana me një urdhëresë specifike me të gjitha masat më shtrënguese në këtë rajon.