.

Infektohen me koronavirus 2 edukatore dhe 2 sanitare, mbyllet kopshti në Vlorë

ISHSH në Vlorë pas një inspektimi të bërë në një kopsht, njoftoi mbylljen e tij.

Mësohet se katër punonjës rezultuan pozitiv për COVID-19, prej tyre dy sanitare dhe dy edukatore.

Kopshti ka një staf prej 15 personash të cilët mësohet se do të jenë në vëzhgim epidemiologjik.