.

“S’kam dalë para jush për të bërë Kasandrën”, Basha: Keqqeverisja po rrezikon ditë për ditë jetën e shqiptarëve

Në bashkëbisedimin, e kthyer në të përditshëm tashmë për mediat, kryedemokrati Lulzim Basha, i parashtroi edhe një herë planin e PD për rimbëkembjen nga kriza që ka përfshirë vendin pas pandemisë.
“Urgjentisht të pajisen me tableta familjet që nuk kanë mundesi ekonomike t’i blejnë për fëmijët e tyre. Investim në teknologji për mësimin në distancë, të përgatitet infrastruktura në rast se shkollat mbyllen. 160 mijë lekë/muaj për të papunët, 200 mijë lekë/muaj për çdo rimarrje në punë nga biznesi.
Çek 1000 euro për biznesin e vogël. Subvencionim i qirasë, heqja e taksës së pronës, shtrirja në kohë e mundësisë për të marrë kredi me garanci shtetërore. “ u shpreh Basha, ndërsa theksoi se është e nevojshme zbatimi i këtij plani sa më parë.
“Çdo ditë që kalon e rëndon më shumë krizën. Numri i raportimeve ishte thuajse gjysma kur prezantuam këtë plan.
Kurrë s’kam dalë para jush për të bërë Kasandrën, por mos marrja e masave tregon qartë se shkaktari, përgjegjësi kryesor, nuk është më pandemia, po keqqeverisja që po rrezikon ditë për ditë jetën e shqiptarëve. “ vijoi Basha.