.

Meta po sillet si kreu i opozitës? Basha: Vetëm nëse unë kam marrë përsipër rolin e Presidentit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pyetur sot në lidhje me rolin dhe qëndrimin e presidentit Ilir Meta për krizën politikë në vendin dhe për faktin nëse ky i fundit po luan rolin e kreut të opozitës.
Basha theksoi se Meta do të ishte kreu i opozitës për sa kohë ai do të kishte marrë rolin e presidentit. Sipas Bashës, Meta është në rolin e tij.

“Vetëm nëse mendoni se unë kam marrë përsipër rolin e presidentit të Republikës Ai është në rolin e tij. Beteja jonë për standardet zgjedhore ka qenë betejë e përditshme dhe do të jetë. S’mund t’i vendoset krizës shëndetësore dhe ekonomike që po bëjnë kërrdinë në xhepat e shqiptarëve. Përpara kemi një grup të strukturuar kriminal që po e lë me qëllim pandeminë të përparojë, krizën, të cilat do të shërbenin për të forcuar shëndetësinë, pasi i duan t’i vjedhin dhe t’i gllabërojnë. Këto janë llogaritë e grupit të strukturat të Ramës.
Pse duhet Rama t’i paguaj një pensioni 100 mijë lekë për 6 muaj, apo një të papuni?! Kjo është llogaria e Edi Ramës, që ta çojë gjendjen sa më keq, që të shpërndajë ndihma me pikatore. Ato lekë i do që të blejë dinjitetin e shqiptarëve. Është një kolaps, një vend pa institucione, republike pa institucione. Fati i shqiptarëve ka mbetur në dorën e një bande hajdutësh. Ditë për ditë përdridhen dhe i grabisin popullit miliona euro.”, pohoi ai.