.

Identifikohen 7 raste të reja Sarandë, 5 prej tyre kontakt i një taksisti

Teksa shifrat kanë pësuar rritje prej disa ditësh, nga 273 raste që u identifikuan sot, 7 prej tyre ishin në Sarandë dhe një në Delvinë.
Sipas ‘BalkanWeb’ 5 prej këtyre rasteve mësohet se janë kontakte të një shoferi taksie në Sarandë dhe të një rasti në Borsh, të evidentuar më parë të infektuar.
Ndërkohë që rasti i 7 është një ish-zyrtareje tashmë në pension./BW