.

Tare në Open: Japim dekorata dhe kemi lënë varrezat e Dëshmorëve të Kombit në mëshirë të fatit

Kohët e fundit në arenën politike shqiptare po zhvillohet një përplasje mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama. Ajo që bie në sy është edhe dhënia e shumtë e dokoratave nga presidenti Meta.

Studiuesi Auron Tare foli në Open për një paradoks që na shoqëron në vendin tonë.

“Bie dakord me Gjekmarkajn që presidenti e përdor këtë politikisht. Jemi një popull që japim dekorata por kemi lënë në mëshirë të fatit varrezat e “Dëshmorëve të Kombit”. Aty hidhen mbeturina dhe ushqehen gomerët”- tha Tare.