.

Shkencëtarët gjermanë janë të bindur: Kjo bimë mund të shërojë të sëmurët nga koronavirusi!

Bota është në garë për zbulimin e vaksinës kundër coronavirusit, ndërkaq tani shkencëtarë nga Instituti Max-Planck në Potsdam, theksojnë që pelini i ëmbël mund të ketë ndihmë të jashtëzakonshme.

Cilësitë e tij shëruese janë të pabesueshme dhe është shumë i dobishëm në shërimin e të gjitha simptomave të coronavirusit transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit kanë në dispozicion rezultatet të cilat zgjojnë shpresë për fillimin e hulumtimeve klinike.Ekstraktet e pelinit të ëmbël janë aktivë kundër SARS-Cov-2.

“Gjatë hulumtimit kemi nxjerrë substanca të pastra nga bima dhe atëherë i kemi lidhur me virusin dhe rezultatet të cilat i kemi marrë janë premtuese”, thotë Peter Seeberger nga instituti Max-Planck, i cili, bashkë me kimistin Kyrie Gilmore, ka iniciuar dhe udhëhequr hulumtimin.

Forca e pelinit të ëmbël nuk befason sepse pikërisht kjo bimë është përdorur në mjekësinë kineze kundër malaries, thuhet në shkrimin e publikuar në revistën “Life Science”.

Nëse përdoret si e vetme, ajo mund të shkatërrojë rreth 28% të qelizave të kancerit, por në kombinim me hekurin, pelini i ëmbël shkatërron qelizat vdekjeprurëse.