.

“Jam hipokondriake”, habit Vildane Zeneli: Kam bërë 30 teste për Covid-19

Pandemia covid-19, i ka bërë qytetarët të pasigurt pasi dita ditës ekspertët nxjerrin të dhëna dhe simptoma të reja të lidhura me virusin.

Së fundmi modelja Vildane Zeneli u ka treguar fansave se i është nënshtruar testimeve për Covid-19.

Përmes një postimi në rrjetin e saj social,Instagram,Vildane ka publikuar nje foto të aparatit testues dhe ka treguar se ka kryer 30 teste për të parë nëse është e infektuar.“Më quani të çmendur, por ky është testi im i 30-të. Po, jam hipokondriake! Kush ishte pranë meje së fundmi është mirë”, ka shkruar Vildane.