.

Çmim marramendës, shitet skifteri më i shtrenjtë në botë

Skifterët dhe kuajt konsiderohen kafshët më të çmuara, kjo sipas një tradite të gjatë në Gadishullin Arabik.
Skifterët e racës Shahin janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Në ankandin në Klubin Saudit të Skifterëve, i cili zgjati për 45 ditë, më së shumti vëmendje tërhoqi një skifter i ri, për blerjen e të cilëve u nda një shumë rekorde prej 170 mijë dollarësh.
Skifteri i shitur u kap në natyrë në veri-lindje të Arabisë Saudite dhe i solli pasurinë e vërtetë pronarit. Sipas Reuters, ky është çmimi më i lartë i paguar ndonjëherë për ndonjë skifter.

Skifterët fluturojnë me shpejtësi deri në 300 km në orë, por janë konsideruar prej kohësh një specie e rrezikuar.