.

1920 viti më i mirë për Shqipërinë? Agron Gjekmarkaj debaton me historianin Gurakuqi

Në Open në Top Channel po diskutohet për dekoratat e dhëna nga presidenti Ilir Meta, veprime këto që kanë nxitur debate dhe reagime të shumta.

Duke u folur për temën u zhvillua një debat mes analistit Agron Gjekmarkaj dhe historianit Romeo Gurakuqi. Debati nisi kur Gjekmarkaj tha se viti 1920 ishte viti më i mirë i Shqiptarëve.

Pjesë nga debati:

Gjekmarkaj: Viti 1920 është viti më i mirë për shqiptarët.

Gurakuqi: Nuk është e vërtetë.

Gjekmarkaj: Në 1920 larguam qeverinë italiane, bëmë Kongresin e Lushnjes, u bashkuam të gjithë bashkë dhe nuk pyetëm për ndërkombëtarët.

Gurakuqi: Në 1920 SHBA ishte në krah të Shqipërisë, ishte dhe Mbretëria e Bashkuar në krah të shqiptarëve.