.

Prezantuesja e njohur italiane infektohet me COVID-19: Ndodhem në izolim, ja si e mora virusin

Prezantuesja e njohur italiane, Alessia Marcuzzi infektohet me koronavirus. Alesia mbrëmjen e kaluar nuk ka qenë në studio për të drejtuar emisionin ‘Le Iene Show’, pasi rezultoi pozitive me COVID-19.

48-vjeçarja në një lidhje direkte gjatë emisionit ka treguar për gjendjen e saj dhe mënyrën si u infektua me koronavirus.

“Në mëngjes mësova që shoqja e vajzës sime ishte infektuar me koronavirus kështu unë dhe familja ime bëmë të gjithë tamponin e shpejtë. Të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes rezultuan negativ ndërsa unë jam pozitive. Por fatmirësisht nuk kam simptoma, jam shumë mirë”-rrëfeu prezantuesja. Tashmë prezantuesja është në izolim.