.

Meghan Markle: Nuk shoh rrjetet sociale, nuk e di çfarë mendojnë për mua

“Ndonjëherë më mirë është të mos dish”. Kështu mendon dukesha, Meghan Markle, e cila ka mbyllur çdo llogari sociale për ta mbajtur veten larg gjykimit të të tjerëve.
Meghan ka bërë një lidhje direkte nga shtëpia e saj në Kaliforni gjatë samitit “Most Powerful Women Next Gen” të organizuar nga revista ‘Fortune’.
“Jam shumë e shqetësuar për ata persona që janë të fiksuar pas internetit dhe rrjetet sociale”- ka thënë më tej dukesha. Ajo shpjegoi dhe mbylljen e rrjeteve sociale.
“Për vetë-ruajtje, unë nuk jam në rrjetet sociale prej shumë kohësh. Është zgjedhje e imja personale të mos kem asnjë llogari kështu nuk di se çfarë mendojnë pë mua e çfarë ndodh dhe kjo në një farë mënyre kjo më ndihmon”- ka shtuar me tej Meghan Markle.
Dukesha mbylli rrjetet sociale në vitin 2018 pak muaj para martesës me Princ Harry-n, Ndërsa faqja Sussex Royal në Twitter dhe Instagram menaxhohej nga të tjerë. Por për Meghan është apo jo në rrjetet sociale flitet dhe jo gjithmonë për mirë. Në vitin 2019 Megahn ishte personi më i përfolur nga mediat sidomos pas vendimit për t’u larguar nga Pallati Mbretëror.