.

“Dua burrë nga Kukësi”, këngëtarja 41-vjeçare: Dasmë gjigante në fushë me maska

Ajo është një nga këngëtaret më të dashur për publikun shqiptar. Është fjala për Rovena Stefa, e cil edhe pse një femër e suksesshme dhe e arrirë, këngëtarja ende nuk është martuar.
Një ditë më parë ajo ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, ku zbuloi se për një gjë të tillë nuk duhet të presim edhe shumë gjatë. Rovena u shpreh se preferon dasmë me shumë të ftuar, minimumi me 500 të tillë.
E pyetur nga moderatorja e njohur, Bieta Sulo, nëse pandemia do të anulojë planet e dasmës, Rovena u shpreh se jo, pasi ajo mund ta realizojë në fushë ku të ftuarit të jenë me maska.
“Mua më pëlqejnë dasmat e mëdha. I dua dasmat sepse më pëlqen të mblidhen sa më shumë njerëz të festojnë. Më pëlqen jam mësuar me dasma të mëdha, 500 e lart. Është shumë e bukur, bëhet një si miting i madh. (Bieta: Duhet të presim në 2022 më duket, se me virusin këto grumbullimet) Pse mo ky gripi kaq i tmerrshëm qenka, dasmën do e bëj unë në fushë me maska me demek”, u shpreh Rovena.